dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Prezentimi i Raportit Vjetor për vitin 2020 para deputetëve

29.09.2021
Слика
Заменик главниот државен ревизор го презентира ГИ 2020 година

Më 22 shtator 2021, para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet, nga zëvendësi i kryerevizorit shtetëror mr. Orhan Ademi, u prezantua Raporti Vjetor për revizionet e kryera dhe të punës së ESHR-së për vitin 2020.

Zëvendës kryerevizorit shtetëror theksoj se edhe përkundër vështirësive me të cilat u ballafaqua institucioni gjatë pandemisë globale, ESHR-ja arriti ta realizojë Programin Vjetor të punës për vitin 2020, njëkohësisht duke theksuar faktin e rritjes së përfshirjes së shpenzimeve të reviduara në bazë të mjeteve totale buxhetore, si dhe për indikatorët e përmirësuar dukshëm në zbatimin e rekomandimeve të revizionit.

Vlera e dhënë nga rezultatet e punës së Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2020 përbëhet në kontributin e dhënë për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së përdorimit të fondeve publike, përcaktimin e gjendjes të statusit të invazionit tatimor, mospagimin e kompenzimeve dhe detyrimeve publike në Buxhetin e RMV-së, revizion i ndarrjeve të marrëveshjeve të prokurimeve publike me akcent të veqant të ndarrjes  së marrëveshjeve të prokurimeve publike në kushte të pandemisë dhe sigurimi i informacionit për qytetarët për mënyrën e përdorimit të ndihmës për menaxhimin me pasojat e pandemisë.

Gjithashtu, zëvendës kryerevizori shtetëror z. Ademi theksoi se duke pasur parasysh përgjegjësinë në sigurimin e garancisë së vazhdueshme për nivelin më të lartë të cilësisë së raporteve të revizionit, bëhen përpjekje çdo ditë për ta zhvilluar institucionin dhe për të përmirësuar proceset e revizionit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE-së, si dhe në përmirësimin e aftësive profesionale të revizorëve.

Në fund, zëvendës kryerovizori shtetëror theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis Kuvendit dhe ESHR-së, veçanërisht për shqyrtimin dhe veprimin ndaj raporteve të dorëzuara të revizionit dhe për atë qëllim shprehu pritshmërinë e tij që në kohë sa më të shpejtë të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis dy institucioneve.