dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Edukim me Odën Ekonomike Ndërkombëtare

14.07.2021
Слика
Заменик главниот државен ревизор во своето обраќање

Zyra Kombëtare e Odës Ekonomike Ndërkombëtare me seli në Shkup në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Revizionit më 13.07.2021 zhvilluan edukim një-orësh online me temë "Zbatimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për parandalimin e korrupsionit".

Edukimi mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe ka për qëllim të forcojë kapacitetin e institucioneve kompetente për të krijuar një sistem transparent, efikas dhe të qëndrueshëm për parandalimin e korrupsionit.

Me fjalim gjatë edumkimit iu drejtua nënkryetari i shoqatës së dhomave të tregtisë dhe përfaqësues i Odës Ekonomike Ndërkombëtare znj. Gabriela Kulebanova, si dhe zëvendësi i krzerevizorit shtetëror mr. Orhan Ademi.

Zëvendësi i kryerevizorit shtetëror theksoi angazhimin e ESHR-së si institucion suprem i revizionit me punën e vetë të kontribuon në ruajtjen dhe mbrojtjen e  fondeve publike dhe pronës nga aktivitete të paautorizuara dhe të paligjshme, si dhe rolin e rëndësishëm që ESHR-ja ka në luftën për parandalimin e korrupsionit.

Gjatë edukimit vëmendje më të madhe iu dha rreziqeve të mundshme të korrupsionit gjatë kryerjes së revizionit të raporteve financiare dhe u prezantuan praktikat më të mira nga Hollanda me fokus në standardin ndërkombëtar të revizionit 240. Gjithashtu u diskutuan politikat dhe procedurat e menaxhimit të rrezikut, kuptimi i efikasitetit të kontrollit të brendshëm të institucionit dhe marrja e provave të revizionit të bazuara në procedurat thelbësore të revizionit.