dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Në kuadër të tviningut u mbajt Komiteti i dytë Drejtues

09.07.2021

Më 09.07.2021, në kuadër të tvining projektit në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u mbajt takimi i dytë i Komitetit Drejtues. Në takim prezent ishin Paulina Stanoeva,  menaxhere e programit dhe përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian, udhëheqësit e projekteve të tre institucioneve supreme të revizionit Tanja Janevska, Martina Jurevic, Vjara Angelova, si dhe udhëheqësit individualë të komponentëve.

Gjatë takimit u prezantua dhe diskutua Raporti i Dytë Tremujor për aktivitetet e realizuara deri më tani, si dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen për periudhën korrik - dhjetor 2021, të përfshira në 2nd Work Rolling Plan. Përfaqësuesi i degacionit të BE-së në RMV shprehu falënderim për mundin e dhënë të gjithë pjesëmarrësve në tvining projektin, si dhe për aktivitetin dhe organizimin e realizuar mirë, ngjarjen publike, për prezantimin dhe promovimin e projektit të mbajtur më 08.07.2021 në hapësirat e BE-së.