dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Promovimi i Tvining projektit të ESHR-së dhe partnerëve

08.07.2021

Aktivitetet dhe objektivat e Tvining projektit i financuar nga Bashkimi Evropian (programi IPA 2018) me titull "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare", u prezantuan zyrtarisht në ngjarjen e sotme publike, e cila u zhvillua në ambientet e Europe House në Shkup.

Në ngjarje morrën pjesë Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, kryetari i ISR-së së Bullgarisë Cvetan Cvetkov, zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror i ISR-së së Kroacisë Nediljka Rogoshiq, si dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoi se është me rëndësi të madhe për ESHR-në mbështetjen që e merr nga Delegacioni i BE-së për zbatimin e projektit, në bashkëpunim me partnerët nga ISR-të e Kroacisë dhe Bullgarisë dhe Kuvendi i RMV-së. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se aktivitetet nga ky projekt do të kontribuojnë në veprim më efikas të institucioneve pas raporteve të revizionit dhe forcimin e bashkëpunimit.

Fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi i cili theksoi se në Kuvend kanë filluar konsultimet për shqyrtimin në mënyrë formale të raporteve të revizionit në drejtim të vendosjes së mekanizmave efektiv për shqyrtim të raporteve të revizionit dhe miratimit të konkluzioneve.

Sipas ambasadorit Dejvid Gir, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vendosja e sistemit efikas të financave publike është parakusht për zhvillimin e secilit shtet, me të cilin do të ulet shkalla e korrupsionit dhe do të rritet besimin te qytetarët për mënyrën se si përdoren fondet publike.

Zëvendës kryerevizori i Republikës së Kroacisë, Nediljka Rogosic, theksoi rëndësinë e punës së institucioneve supreme të revizionit të cilat përmes rekomandimeve të dhëna në raportet e revizionit ndikojnë në përmirësimin e rregullativës ligjore dhe përdorimin efikas të fondeve publike për të përmirësuar jetën e qytetarët.

Kryetari i Entit Kombëtare të Revizionit të Republikës së Bullgarisë, Cvetan Cvetkov, në fjalimin e tij theksoi se përmes zbatimit të aktiviteteve të projektit me qëllim përmirësimin e rregullativës ligjore, kapacitetin administrativ dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente, institucionet supreme të revizionit ndërtojnë ura ndërmjet shteteve dhe institucioneve, gjë që mundëson shkëmbim të përvojave dhe prezantim praktikave të mira.

Projekt liderët e të tri ISR partnere, i prezantuan rezultatet e deritanishme të aktiviteteve të projektit, si dhe aktivitetet që pasojnë dhe priten të realizohen në të katër komponentat e parapara. Për atë qëllim, u prezantua dhe u përgatit video për tvining projektin në të cilën përshkruan disa nga aktivitetet dhe pritjet nga projekti.

Ngjarja u transmetua drejtpërdrejtë në internet dhe u ndoq nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme si Qeveria e RMV-së, Prokuroria Publike, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, revizorët e Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe përfaqësues të ISR-së së Kroacisë dhe të Bullgarisë dhe ambasadat e Kroacisë dhe Bullgarisë.

Link deri tek ngjarja:   https://www.youtube.com/watch?v=sPB-_6VeBnk  

Link deri tek videoja:   https://www.youtube.com/watch?v=hQEtrmex8A0