dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Inspektoratet në RMV 10 vite punojnë me 50% kapacitet te reduktuar

10.06.2021
Слика
Мотив од ЈП Дрисла Скопје

ENRI SHTETËROR I REVIZIONIT
  - Njoftim për mediume -

Shkup, 10.06.2021      

Inspektoratet në RMV 10 vite punojnë me 50% kapacitet te reduktuar të kuadrit

Për organizimin dhe funksionimin e sistemit efikas për inspektim, zbatim të plotë të procesit të inspektimit, për veprim parandalues ​​dhe marrjen e masave për parandalimin dhe eliminimin e parregullsive dhe mangësive, NUK janë marrë masa dhe aktivitete të nevojshme nga institucionet kompetente në RMV.

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të suksesit me temë "Kapacitetet institucionale të inspektorateve në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Revizioni i suksesit u krye për t'iu përgjigjur pyetjes: "A ofrojnë kapacitetet institucionale të inspektorateve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbikëqyrje efektive të inspektimit".

Revizioni i suksesit është kryer në përputhje me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2020. Periudha e përfshirë  me revizionin e  suksesit është vitet 2017-2019, ndërsa fusha të caktuara, çështje dhe ngjarje janë mbuluar dhe më pas deri në datën e njoftimit për revizionin e kryer.

Me revizionin e kryer, revizorët konstatuan se në lidhje me kornizën strategjike dhe ligjore për punën e inspektorateve, nuk është përgatitur dhe miratuar Strategjia për zhvillimin e shërbimeve të inspektimit në RMV, e cila duhet të jetë dokumenti kryesor strategjik afatgjatë në fushën e inspektimit, me qëllime të përcaktuara, politikat dhe masat për zhvillimin e shërbimeve të inspektimit në RMV.

Revizorët analizuan të dhënat e paraqitura nga Këshilli i Inspektimit për licencat e lëshuara për inspektorë në inspektorate dhe shërbime inspektimi, nga të cilat vërtetuan se ishin lëshuar gjithsej 1.692 licenca për 45 lloje inspektorësh të punësuar në 28 inspektorate dhe shërbime inspektimi, nga të cilat aktive janë vetëm 842 licenca për inspektor. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin e inspektimeve, zvogëlimi i numrit të inspektorëve në vend, i cili në 10 vitet e fundit është zvogëluar me rreth 50% është situatë që kërkon masa urgjente për të rritur dhe ekipuar numrin e inspektorëve në vend.

Në programën e Qeverisë së RMV-së 2020 - 2024, në lidhje me shërbimet e inspektimit, u konkludua se ekziston ende një mosbesim i madh tek qytetarët dhe sektorit të biznesit në efikasitetin dhe paanësinë e inspektimeve shtetërore dhe lokale.

Lidhur me reformën e sistemit dhe rregullat në mbikëqyrjen e inspektimit, është parashikuar emërim i një Zëvendës Kryeministër përgjegjës për koordinimin e të gjitha shërbimeve të inspektimit, ulje të konsiderueshme të numrit të inspektorateve, ndërsa është planifikuar të rritet numri i inspektorëve për mjedisin jeteësor dhe inspektor për inspektim të tregut.

E rëndësishme është vendosja e platformës së parashikuar "E-inspektor" në të gjitha shërbimet e inspektimit, si dhe detyrimi për të publikuar raporte mujore me të dhëna kur, ku dhe me çfarë rezultati janë kryer inspektimet dhe mbajtja e takimeve të rregullta me organizatat e interesuara të shoqërisë civile për të prezantuar rezultatet dhe problemet me të cilat përballen shërbimet e inspektimit.

Duke pasur parasysh përpjekjet e Qeverisë së RMV-së për reformimin e sistemit dhe rregullave në inspektim, si dhe programin e Qeverisë së RMV-së 2020-2024 ku është planifikuar të prezantohet platforma "E-Inspektor", revizorët identifikuan rrezik të lartë për zbatimin e kësaj reforme, për faktin se në sektorin e IKT-së, departamenti i mbështetjes së IKT-së dhe departamenti për e-inspektim, nuk ka kuadër, megjithëse janë paraparë  9 vende pune.

Nga analiza e kryer e të dhënave të Këshillit të Inspektimit, revizorët konkluduan se në inspektoratet shtetërore nga 1.006 pozitat e parashikuara për inspektorë, të plotësuara janë 602 pozicione ose 60%, ndërsa në shërbimet e inspektimit nga 418 pozitat e parashikuara për inspektorë, janë të plotësuara 210 pozita, respektivisht 50%.

Në raportin e revizorëve, gjithashtu theksohet se një numër i madh i shërbimeve të inspektimit punojnë me vështirësi, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve dhe nëse në periudhën e ardhshme nuk realizohen punësime të reja, ekziston rreziku që disa inspektorate të mos jenë në gjendje të kryejnë inspektime, gjegjësisht ti kryejnë kompetencat e deleguara me ligj.

Nga analiza e kryer e bazave të të dhënave në dispozicion të inspektorateve, revizioni konkludoi se ato nuk janë të plota dhe nuk përmbajnë të dhëna për subjektet që i nënshtrohen inspektimit. Kjo situatë është për shkak të mosbashkëpunimit të mjaftueshëm me institucionet e tjera shtetërore që kanë kompetenca në lidhje me regjistrimin e subjekteve që janë subjekt i inspektimit.

Revizorët  gjithashtu konkluduan që në vendin tonë nuk është vendosur sistem i integruar informatikë për monitorimin e funksionimit të shërbimeve të inspektimit. Mungesa e një sistemi të tillë informatikë krijon rrezik për subjektivizëm në përzgjedhjen dhe shpërndarjen e mbikëqyrjeve, dhe me atë vështirësohet monitorimi i suksesit të punës së inspektorëve.

Linku deri tek raporti:
https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/45_RU_Institucionalni_kapaciteti_na_inspektoratite_vo_RSM_2021_KOMPLET.pdf


Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203
[email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]