dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kontrata për rikonstruimin e Teatrit Antik Skupi e realizuar vetëm 7.56%

19.05.2021
Слика
Бавна реализација на проектот

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
   - Njoftim për mediume -  

Shkup, 19.05.2021

 

Kontrata për rikonstruimin e Teatrit Antik Skupi e realizuar vetëm 7.56%

Pa mjete të siguruara në buxhetin e  Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, zbatimi i kontratës prej 523 milion denarë për ndërtimin shumëvjeçar të Teatrit Antik Skupi është i ngadaltë. Nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, vetëm 7.56% e kontratës është realizuar.

 

Gjatë vitit 2020, Enti Shtetëror për Revizion revidoi pasqyrat financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shprehu opinion të pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare si dhe për pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret.

Revizorët  me revizionin e kryer arritën në përfundimin se Drejtoria nuk ka përgatitur  Raport Vjetor mbi punën i cili dorëzohet në Qeverinë e RMV-së, gjithashtu as Strategji Kombëtare për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e cila miratohet për periudhë prej 5 vjetësh dhe e cila duhet të përmbajë bazat e politikave afatgjata për mbrojtjen dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore.

Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me buxhetin për vitin 2016 ka planifikuar projekt për hulumtimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, rekonstruimin dhe prezantimin e Teatrit Antik Skupi, për të cilin Qeveria e RMV-së ka dhënë pëlqimin për të zhvilluar procedurë për furnizim publik shumëvjeçar, nga viti 2016 deri në vitin 2019 në vlerë prej 523 milion denarë në vëllim dhe dinamikë të përcaktuar në përputhje me mendimin e Ministrisë së Financave. Revizorët në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar konstatuan gjendje të caktuara në lidhje me realizimin e projektit, edhe atë:

- me inspektimin e buxhetit të Drejtorisë për vitin 2016, 2017, 2018 dhe 2019, revizioni konkludoi se nuk janë planifikuar fonde në shumën e përcaktuar në mendimin e MF, sipas së cilës jepet pëlqimi për zbatimin e procedurës për furnizim publik shumëvjeçar;

- pa marrjen e lejes për ndërtim, kontraktuesi vihet në punë që nuk është në përputhje me nenin 56 të Ligjit për Ndërtim;

- në shtator të vitit 2019, kontraktuesi ka dërguar shkrim në Drejtorinë duke informuar për përqindjen e vogël të realizimit të kontratës dhe njëkohësisht thekson se është bërë e gjithë puna përgatitore, por deri në datën kur shkrimi u dorëzua nuk ka udhëzime se kur dhe si do të vazhdojë projekti dhe

- mos sigurimi i fondeve në buxhetin e Drejtorisë për ndërtimin shumëvjeçar të Teatrit Antik Skupi, ka kontribuar që realizimi i kontratës deri në fund të vitit 2019 të jetë vetëm 7.56%.

Për më tepër, revizorët zbuluan se nga programi për Restaurimin e Universitetit Shën Klimenti në Pllaoshnik, nga viti 2010 deri në ditën e revizionit, janë shpenzuar fonde në vlerë prej 748 milion denarë. Për këtë projekt, janë lidhur dy kontrata themelore pas kryerjes së procedurave të furnizimit publik për të cilat janë lidhur disa anekse gjatë viteve. Për këto procedura, janë identifikuar disa dobësi në pjesën e mosrespektimit të dispozitave të Ligjit për Furnizime Publike, Ligjit për Ndërtim dhe dispozitave të kontratave të lidhura.

Rezultati i kësaj situate është zgjatja e afateve për ndërtimin e objekteve, si dhe rritja e çmimeve të ndërtimeve, për të cilat janë shpenzuar shumë fonde buxhetore në kushte kur objektet ende nuk janë në funksion.

Në librat e kontabilitetit të Drejtorisë, për pozicionin e pasurive të prekshme në përgatitje, nuk janë regjistruar objektet e ndërtimit në vlerë prej 752 milion denarë në periudhën kur janë në ndërtim e sipër, gjegjësisht për rindërtimin dhe adaptimin e objekteve nuk është kryer rritja e vlerës e të njëjtave. Me revizionin është konkluduar që Drejtoria nuk ka kryer inventarizim të pasurive dhe burimeve të fondeve në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore, për shkak të të cilave nuk është harmonizuar gjendja e librave të kontabilitetit me gjendjen faktike.

Gjithashtu, në pjesën e raportit të revizionit që i referohet Theksimit të çështjeve që kanë të bëjnë me pasigurinë dhe vazhdimësinë shpalosen gjendje që mund të shkaktojnë implikime financiare në të ardhmen, si më poshtë:

- në vijim e sipër janë procedurat gjyqësore kundër Drejtorisë, për të cilat ka pasiguri në rezultatin përfundimtar dhe mundësinë e një ngarkese shtesë mbi buxhetin e Drejtorisë me interes dhe shpenzime gjyqësore, dhe

- ndërtimi i objektit Restaurimi i Universitetit Shën Klimenti në Pllaoshnik, si objekt i ri nuk është nën juridiksionin e Drejtorisë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Në pjesën e çështjeve të tjera revizioni konkludoi se është e nevojshme që organet kompetente të ndërmarrin aktivitete për rregullimin e mëtejshëm të legjislacionit në pjesën e themelimit të Drejtorisë si organ brenda Ministrisë së Kulturës.

Link deri tek raporti: https://dzr.mk/sites/default/files/2021-05/29_FR_Uprava_zastita_kulturno_nasledstvo_2020.pdf

Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203

[email protected]
Mijalçe Drgutov +389 70 358 486
[email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]