dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR dhe Enti Gjeologjikë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

21.02.2020

Enti Shtetëror i Revizionit dhe Enti Gjeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, e gjithë kjo me qëllim forcimin e bashkëpunimit në kryerjen e kompetencave nga fushëveprimi i vet.

Memorandumi i nënshkruar ka për qëllim të siguron shkëmbimin e përbashkët të të dhënave, përvojës dhe ekspertizës ndërmjet të dy institucioneve për realizimin efektivë dhe efikas të masave dhe aktiviteteve për zbatimin e hulumtimeve gjeologjike dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i lëndëve të para minerale.

Në Memorandum ndër të tjera, janë paraparë përpunimi dhe shkëmbimi i përbashkët i analizave, hulumtimeve dhe akteve tjera të nevojshëm për procesin e revizionit. Përveç kësaj, bashkëpunimi parasheh edhe organizimin e ngjarjeve dhe takimeve të përbashkëta të përfaqësuesve të dy institucioneve për informim më të mirë për çështjen të cilat janë të rëndësishëm për revizionin, si dhe për sqarimin e përmbajtjes në raportet e revizorëve.