dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Mbledhja e Komitetit të Kontaktit në Varshavë

27.06.2019

Varshava është organizatore e 28-të udhëheqësve të institucioneve më të larta të revizorëve (ILR) të Bashkimit Evropian dhe të Gjykatës Evropiane të Revizorëve të cilët e formojnë Komitetin e Kontaktit. Me Komitetin kryeson Kryetari i Zyrës së Lartë të Revizorit të Republikës së Polonisë, Kshishtof Kvitovski.
 
Njëra nga temat kryesore të kësaj mbledhjeje është agjenda digjitale për Evropën e cila imponohet si njëri nga prioritetet e Bashkimit Evropian si perspektivë e qytetarëve. Agjenda digjitale e ka dimensionin e vet qytetar. Arritja tek informatat e ndërton përgjegjësinë dhe transparencën e institucioneve publike. Me të hapen mundësitë e reja për të krijuar e-demokracinë. Me temën: “Si mundemi t’i ndryshojmë institucionet publike duke i shfrytëzuar mjetet digjitale për ta ndërtuar besimin dhe modelin e ri të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, qytetarëve dhe pushteteve”, prezantim kishte Mikal Boni, anëtar i Parlamentit Evropian me mandat 2014-2019.

 

Përveç kësaj të pranishmit diskutuan edhe në tema të tjera në panel-diskutimet e ndara, me ç’rast temë interesante ishte tema mbi mundësitë dhe sfidat për t’i zbatuar revizionet e suksesit lidhur me Bashkimin Evropian dhe programet nacionale në sferën e E-Qeverisë dhe sajber sigurisë.

Shefat e ILR-së së Shqipërisë, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Turqisë, si dhe përfaqësuesit e SIGMA-s, janë ftuar të marrin pjesë në mbledhjen si mbikëqyrës aktivë. Në këtë kontekst, Delegacionin e Entit Shtetëror të Revizionit e përbëjnë Naser Ademi, zëvendës i revizorit kryesor shtetëror dhe Natasha Mihaillova, revizore e lartë në Sektorin e Avancimit të Revizionit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

 

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të institucionit të revizionit në Poloni, të gjithë shefat e delegacioneve ishin pritur nga Presidenti i Polonisë, Andrzhej Duda.