dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Historiku

Në Republikën e Maqedonisë, në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1998, revizioni shtetëror ishte organizuar si Drejtori për Revizionin Financiar Ekonomik, në kuadër të Shërbimit për Kontabilitetin Shoqëror, më vonë Enti i Qarkullimit Pagesor. Në këtë periudhë, përveç kryerjes së revizionit, të punësuarit ishin përfshirë edhe në kryerjen e vlerësimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror për qëllimet dhe në kuadër të privatizimit të kapitalit shoqëror.

Pas transformimit të Shërbimit për Kontabilitetin Shoqëror në Entin e Qarkullimit Pagesor në vitin 1994, aktivitetet e revizionit i kryente Drejtoria për Revizionin Financiar Ekonomik deri më 31.01.1999, kur të punësuarit e Drejtorisë për Revizionin Financiar Ekonomik pranë Entit të Qarkullimit Pagesor kaluan në Entin Shtetëror të Revizionit.

Ligji i parë për revizionin shtetëror ishte miratuar në vitin 1997 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 65/97). Me këtë Ligj përkufizohen fushëveprimi i revizionit shtetëror, rregullohen kushtet dhe mënyra për kryerjen e revizionit shtetëror të shpenzimeve shtetërore, raporteve financiare dhe transaksioneve financiare dhe çështjet tjera në lidhje me revizionin e organeve shtetërore, organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, personave juridikë të cilët plotësisht ose pjesërisht financohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe buxheteve të fondeve, personave juridikë në të cilat shteti është aksionar dominues, ndërmarrjet publike, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Enti i Qarkullimit Pagesor, fondet, agjencitë dhe institucionet tjera të themeluara me ligj.

Në vitet e ardhshme ky Ligj disa herë ishte plotësuar, me qëllim të inkorporohen parimet themelore të Deklaratës së Limës dhe të afrohet me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kompetencat e Entit Shtetëror të Revizionit janë përhapur me lëndën e re dhe subjektet e revizionit (fondet e BE-së dhe partitë politike), ndërsa si kriter i rëndësishëm gjatë zgjedhjes së revizioneve në programin vjetor është futur rreziku potencial i subjekteve.

Enti Shtetëror i Revizionit filloi të funksionojë në fillim të vitit 1999, me nëntë të punësuar, me transfer nga Drejtoria për Revizionin Financiar Ekonomik në ish Entin e Qarkullimit Pagesor.

Revizionet e para ishin kryer gjatë viteve 1998/99, ndërsa Raporti i parë vjetor për punën e Entit Shtetëror të Revizionit dhe revizioneve të kryera ishte dërguar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2000.

Krahas revizionit të rregullshmërisë (revizioni financiar bashkë me revizionin e harmonizimit), nga viti 2005 Enti Shtetëror i Revizionit kryen edhe revizionin e suksesit, ndërsa në kohën më të re edhe revizionin për ndjekjen e rekomandimeve të dhëna dhe revizioneve tematike. 
Ligji i ri për revizionin shtetëror ishte miratuar në maj 2010 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 66/2010 dhe 145/2010). Ligji është në funksion të përforcimit të pavarësisë operative dhe financiare të Entit Shtetëror të Revizionit dhe arritjen e efektivitetit dhe efikasitetit më të madh në kryerjen e revizionit shtetëror. Gjithashtu, Ligji i ri do të thotë edhe harmonizim me Deklaratën e Limës në udhëzmet udhëheqëse për parimet e revizionit dhe Deklaratës së Meksikës për pavarësinë e institucioneve të larta të revizorit. Me miratimin e këtij ligji mundësohet përforcimi i vendit dhe rolit të Entit Shtetëror të Revizionit, si institucion i lartë i revizorit i Republikës së Maqedonisë, kompetent për kryerjen e revizionit shtetëror dhe i pavarur në punën e vet. Në të vërtet, Ligji i ri do të thotë harmonizim i plotë me standardet ndërkombëtare, rregullativën evropiane dhe praktikën më të mirë ndërkombëtare.