dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës

03.10.2022
Слика
Билатерална средба со Националната канцеларија на Косово

Me ftesë të Auditores së Përgjithshme të Kosovës znj. Vlora Spanca, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi me bashkëpunëtorët e tyre, qëndruan për vizitë zyrtare në Zyrën Kombëtare Auditimit të Kosovës.     

takim znj. Spanca prezantoi kompetencat e institucionit të revizionit dhe njëherit me theks të veçantë njoftoi për zhvillimet e fundit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, veçanërisht për proceset e revizionit dhe Planit Vjetor të Revizionit për sezonin 2022/2023, e cila përfshinë tema dhe fusha të shumta që janë me interes për vendin dhe qytetarët.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski duke shprehur falënderime për ftesën dhe duke i uruar punë të suksesshme në periudhën në vijim, theksoi rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit në krijimin e mjedisit efikas të kontrollit dhe mbrojtja e mjeteve publike të prezantuara në Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe punën e EShR-së për vitin 2021.

Ndihmësja e Kryerevizorit shtetëror znj. Rosica Shaleviq Hristovska ju referua kontrollit financiar dhe financave publike në vendin tonë, ndërsa znj. Maja Jovanovska Cvetkovski, udhëheqëse e revizionit, informoi për bashkëpunimin e ESHR-së me Kuvendin e RMV-së.

 Në fund të takimit të dyja Institucionet Supreme të Revizionit konkluduan se ky bashkëpunim do të thellohet vazhdimisht nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe përvojës ndërmjet institucioneve në të ardhmen, me qëllim ngritjen e nivelit të cilësisë së revizionit të jashtëm në menaxhimin me mjetet publike në të dyja vendet.