dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim për revizionin paralel me ISR-në e Serbisë

27.09.2022
Слика
Одржан состанок за паралелната ревизија со ВРИ Србија

Përfaqësuesit e ISR-ve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë zhvilluan takimin e tretë të punës në Ohër, lidhur me zbatimin e revizionit paralel me temë  “Zhvillimi i balancuar rajonal me theks të veçantë të demografisë”.

 Takimin e punës e hapën Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski dhe Kryetari i Këshillit të Institucionit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Serbisë, Dushan Pejoviq.

Kryerevizori shtetëror theksoi kënaqësinë për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve të revizionit dhe rezultatet e arritura në zbatimin e revizionit kooperativë. Ekipet e revizorëve shkëmbyen përvojat dhe rezultatet në zbatimin e revizionit, si dhe gjendjet e konstatuara nga faza e kryerjes së revizionit.

Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, Kryerevizorët shtetëror të të dy institucioneve vizituan Konsullin e nderit të Republikës së Serbisë Mihajlo Filev dhe diskutuan për aktivitetet e përbashkëta në drejtim të vazhdimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.