dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Edukim për rritjen e aftësive të revizorëve shtetërorë

16.09.2022
Слика
Едукација за зголемување на вештините на државните ревизори

Në periudhën prej 13.09 - 16.09.2022, me qëllim të rritjes së njohurive dhe aftësive të punonjësve të ESHR-së, u mbajt edukimi me temën “Revizioni i punës dhe raporteve financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale”, i mbështetur financiarisht nga Programi për Zhvillimi Kombeve të Bashkuara.

Edukimi u mbajt nga ekspertë profesionistë dhe trajnues me përvojë të Fakultetit Ekonomik pran UKIM, prof. Borce Trenovski, konsultant ndërkombëtar nga Republika e Kroacisë, Prof.  Boris Tushek, ekspert nga Republika e Sllovakisë, Lucia Kashiarova, si dhe këshilltarja e Kryerevizorit shtetëror mr. Liljana Stojanova dhe Lupçe Andreevski, revizor i pavarur.

Gjatë edukimit u përfshinë shumë fusha dhe atë:

-              Përgatitja për revizion të raporteve financiare të përgatitur nga njësitë e vetëqeverisjes lokale;

-              Metodat për vlerësimin e rrezikut për revizion të vetëqeverisjes lokale;

-              Metodat për revizionin e raporteve financiare të vetëqeverisjes lokale;

-              Shkrimi i raporteve dhe rekomandimeve të revizionit dhe

-           Revizioni i të hyrave dhe shpenzimeve te njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe te gjendjet e përcaktuara më të shpeshta me revizionet e kryera.

Edukimi për revizorët shtetërorë është aktivitet që rrjedh nga Memorandumi i Mirëkuptimit të lidhur ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Programit për Zhvillimi të Kombeve të Bashkuara (UNDP), dhe është parashikuar në Planin Vjetor për trajnime dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të ESHR-së për vitin 2022.