dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Ambasadori i Republikës së Francës në vizitë të ESHR-së

14.09.2022
Слика
Амбасадорот на Република Франција во посета на ДЗР

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizuan takim me Ambasadorin e Republikës së Francës z. Siril Bomgartner.

Në takimin e mbajtur, Kryerevizori shtetëror e informoi Ambasadorin e R. së Francës me punën dhe rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe me vlerën e shtuar nga revizionet e realizuara me qëllim krijimin e mjedisit efikas të kontrollit dhe mbrojtjes së mjeteve publike.

Ambasadori i R. së Francës, shprehu kënaqësinë nga rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit ku njëherit theksoi se do të angazhohet për të siguruar mbështetje shtesë për ESHR- në aktivitetet e mëtutjeshme në kryerjen e revizionit shtetëror, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e mundshëm me ISR-në e Republikës së Francës.