dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Shkëmbimi i praktikave dhe njohurive mes tvining partnerëve

08.04.2022

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit, i kryesuar nga Zëvendës kryerevizorit shtetëror mr. Orhan Ademi, po qëndron për vizitë studimore në Entin Shtetëror të Revizionit, Zagreb, Republika e Kroacisë.

Zëvendësja e kryerevizorit shtetëror e Entit Shtetëror të Revizionit Nediljka Rogoshiq, i uroi mirëseardhje delegacionit të Entit Shtetëror të Revizionit dhe i uroi qëndrim të këndshëm dhe cilësor gjatë vizitës studimore, njëherazi  duke i theksuar përfitimet e aktiviteteve të projektit në të cilat dy institucione supreme të revizionit e forcojnë bashkëpunimin ë dhe njohuritë e tyre duke mësuar nga njëri-tjetri.

Gjatë sesioneve të punës, revizorët nga të dy institucionet patën mundësinë të diskutojnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe njohuritë në disa tema, si vijon:

  • Dokumentet strategjike të Entit Shtetëror të Revizionit,
  • Njoftimet transparente dhe objektive për rezultatet e revizionit shtetëror,
  • Roli i institucioneve supreme të revizionit në sistemin për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe
  • Disponueshmëria, analiza e të dhënave dhe vizualizimi i raporteve përfundimtare të revizionit.

Delegacioni nga Enti Shtetëror i Revizionit, nën organizimin e nikoqirëve, patën mundësinë të vizitojë zyrën rajonale të Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë në Krapinë, ku u diskutua mbi temën e kontrollit të cilësisë dhe procesit të sigurimit të cilësisë në kryerjen e revizionit shtetëror.