dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i ESHR-së në vizitë studimore në Republikën e Kroacisë

15.11.2021

Në kuadër të aktiviteteve të projektit të Komponentit 2 - "Përmirësimi i kapaciteteve administrative dhe proceseve të revizionit të jashtëm" nga tvining projekti i EU-IPA "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare", delegacion nga Enti Shtetëror i Revizionit i udhëhequr nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, qëndroi në vizitë studimore në Entin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë, në periudhën 08-12 nëntor 2021.

Kryerevizori shtetëror i Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë, Ivan Klesic, u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të ESHR-së dhe punë të suksesshëm në shkëmbimin e përvojave me kolegët nga Kroacia.

Në kuadër të vizitës studimore, përfaqësuesit e ESHR-së përfituan njohuri dhe përvojë krahasuese në pjesën e përmirësimit të strukturës organizative, kapaciteteve të burimeve njerëzore, si dhe mënyrën e vlerësimit të punës së tyre. Gjatë vizitës studimore, ndërmjet ekspertëve të dy Institucionet Supreme të Revizionit i ndanë përvojat praktike në pjesën e revizionit të suksesit dhe ndjekjen e rekomandimeve të dhëna në raportet e revizionit.

Delegacioni i kryesuar nga kryerevizori shtetëror realizoi takim me Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, dr. Milaim Fetai. Në takim u diskutua për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë Enti Shtetëror i Revizionit në drejtim të realizimit të vizionit dhe misionit të tij, si dhe për bashkëpunimin me Institucionin Suprem të Revizionit të Republikës së Kroacisë në kuadër të tvining projektit BE-IPA ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrja parlamentare”.